Portieri i Interit, Andre Onan ka njoftuar sot për pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kamerunit duke thënë se zemra ime kamerunase do të vazhdojë të rrah.
26 vjeçari nuk ishte titullarë me kombëtaren e tij për dy nga tri ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Botës pas një argumenti për shkak të taktikave të trajnerit, Rigobert Song, raporton KosovaPress.
Onana tani e ka konfirmuar që ai nuk do të luajë më futboll me kombëtaren e tij përmes një komunikate zyrtare në rrjetet e tij sociale.
“Çdo tregim e ka një fund, dhe tregimit tim me Kombëtaren e Kamerunit i ka ardhur fundi. Lojtarët vijnë dhe shkojnë, emrat janë të përkohshëm, por Kameruni mbetet i pavdekshëm, ashtu sikurse dashuria ime për kombëtaren dhe për popullin tanë të cilët gjithmonë na kanë përkrahur neve pavarësisht sa i vështirë ka qenë momenti”, shkruante Onana.
Onana bëri debutimin e tij me Kamerunin në shtator të vitit 2016 dhe luajti në 34 ndeshje me kombëtaren.
Ai iu bashkua Interit si lojtar i lirë verën e kaluar pasi që i skadoi kontrata e tij me Ajaxin. Ai ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me “Nerazzurët”, duke pranuar 16 gola dhe duke mbajtur portën të paprekur në pesë raste.