E drejta e hijes
Lexohet për: 6 min.
ragip_shala
2 vite më parë
Linku u kopjua

E drejta e hijës është institut juridik i drejtës zakonore shqiptare , që është praktikuar ndërshekuj për rregullimin e të drejtave pronësore të objektëve fetare . Një institiut i tillë nuk ka egzistuar , praktikuar te as një popull tjetër madje as në të drejtën zakonore anglo -saksone , dhe si i tillë përbën një institut zakonor krejtësisht i rrallë dhe i veqant në korpuset juridike botërore .

E drejta e hijes nënkupton përkufizimin e pronave të paluajtshme për rreth objektëve fetare të kishave , xhamive dhe objektëve tjera . Mjetë përkufizimi kanë shërbyer hijet e ndërtesave të kishave , manastireve dhe më vonë xhamive . Matja , përkufizimi i pronës është bërë gjatë lindjes dhe perendimit të diellit ,në ditën e festës së Shën Gjergjit . Ngulitjën e gurit në përkufizimin e shtrirjës së pronës e ka përcaktuar shtrirja e hijes , deri aty ku ka arritë hija e objektit , varësisht nga përmasat e secilit objekt .Meqë në Dardani që nga mesjeta e hershme kanë egzistuar 1700 kisha paleokristiane , kurse pas islamizimit janë ngritur disa qindra xhami , prandaj popullata është shërbyer me institutin
juridik të hijes në përkufizimin e pronave .

Perimetri i pronave të paluajtshme në bazë të drejtës së hijes për 1700 kishat , dhe disa qindra xhami , përbënë një të drejtë kapitale zotërimi të Kosovës ndaj të gjitha objektëve fetare : katolike , ortodokse dhe islame . Praktikimi i të drejtës së hijes është rrespektuar nga Perandoria Romake , Perandoria Osmane deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore . Ky praktikim është suprimua dhunshëm me ligjin mbi reformën agrare të Mbretërisë SKS , me të cilin ligjë u kufizohej e drejta e pronës së paluajtshme popullit shqiptarë në dobi të kolonëve sllavë. Mbretëria SKS , shqiptarët i shpronësoi nga mijëra hektarë tokë pjellore , pyje , kullosa duke ua bartur pronësinë kishave dhe manastireve ortodokse .

Nga ky uzorpim , Manastiri i Deçanit përfitoi mëse 5 mijë hektarë tokë dhe pyje , kurse Manastiri i Graçanicës mëse 3 mijë hektarë , dhe nga qindra hektar kishat në rrethet tjera të Kosovës . Mbas LDB , qeveria federative e Jugosllavisë suprimoi ligjin e reformës agrare , që rezulltoi me shpronësimet e Manastirit të Deçanit , Graçanicës dhe kishave tjera ortodokse në Kosovë.

Ngritja në skenën politike i S. Milosheviqit me ndihmën e kishës ,, pravosllave ‘’ u mundësoi përseri Manastirit të Deçanit dhe Graçanicës të zotronin pa të drejtë prona të paluajtshme për rrethë objektëve . Më 1997 Manastiri i Deqanit uzurpoi 24 hektarë tokë prona të ndërmarrjeve Apiko dhe Illiria , ndërmarrje prodhuse të themeluara që nga vitet e 70-ta . Pas përfundimit të luftës ( 1999 ) ishte Veton Surroi që midis Beogradit pos që legjitimonte uzurpimet , ai ulurinte për rrezikun e mundshëm të manastirëve serbe prej ,, nacionalistëve ‘’ dhe ,, shovenistëve ‘’ të UÇK . Edhe ish deputeti i LDK-s Sali Morina në komision për trashëgimi kulturore patë konfirmuar legjitimitetin e uzurpimit të tokavës në Deçan dhe të ,,drejtën historike ‘’ të Serbisë mbi Manastiret e Deçanit dhe Graçanicës . Kurse Gjykata Kushtetuse e Kosovës me 2016 ka marr vendim që i njihte Manastirit të Deçanit të drejtën e pronësisë për 24 hektarë të zaptuar nga popat gjatë Manastiri i Deçanit okupimit serb . Vendimi i Gjykatës Kushtetuse në favor të manastirit , kumtimi i V.Surroit dhe S.Morinës është në përputhje të plotë me ligjin e reformës agrare të Mbretërisë SKS , si dhe vendimin e S.Milosheviqit , dhe si të tillë përbëjnë vepër penale të llojit të veqant që duhej denoncuar para drejtësië së Republikës së Kosovës , për cënimin dhe rrezikimin e interesave shtetërore dhe kombëtare . Njohja e uzurpimit për të drejtë
pronësie përbënë një bazament për eksterritoritet të KOS-it serb në Kosovë , dhe si e tille nuk i shërbenë paqës përfundimtare në mes shqiptarëve dhe serbëve , përkundrazi do gjeneroi tensione dhe kriza tejët të rrezikshme në qdo kohë .

Republika e Kosovës është rezulltat i mbijetesës së spastrimit etnik , krimëve të gjenocidit të programuara dhe zbatuara nga makineria terroriste shtetërore serbe . Pjesë ideore , nxitëse ishte edhe kisha ortodokse serbe ( KOS ) e cila mjeshtërishtë ka përvetësura kishat dhe manastirët shqiptare në Kosovë , dhe jo vetëm , por ka uzurpuar edhe toka jashtë ligjshëm . Eksterritori i Manastirit në Deçan është shëndrruar në çështje kyqe në raportet kosovare -serbe , si rezulltat i makinerisë propagandistike dhe diplomatike të Beogradit . Për këtë çështje është mobilizuar një garniturë diplomatike ndërkombëtare për t’i ,, qitë kapak ‘’ kësaj çështje . Republika e Kosovës në këtë çështje s’ka pse të ngujohët në mitet serbe , as të përkundet në ,,djepin serb ‘’, sepse e drejta historike , fetare , etnike etj , është në anën e Kosovës . Arbërit kur i janë lutur zotit në 1700 kisha në Dardani , sllavenët ( lexo : serbët ) akoma kanë qenë paganistë në stepat e karpatëve ,
prandaj këtu qendron e drejta apsolute e shqiptarëve në trashigiminë e kishave dhe manastireve jo vetëm në Kosovë por dhe në Serbi.
E drejta e hijes që është praktikuar me shekuj për 1700 kishat , manastiret dhe xhamitë, është e drejtë që përmbysë synymet ekspansioniste , hegjemoniste të pansllavizmit serbo- rus në Kosovë. Kjo e drejtë zbrapsë edhe presionet diplomatike të Brukselit , Berlinit , Parisit , Uashingtonit , Londrës për ,, republikat ‘’ serbe në territorin e Kosovës.

E drejta e hijes si institut juridik i drejtës zakonore shqiptare është e drejtë autoktone , është pasuri juridike botërore , si e tillë mundë t’i shërbei të drejtës ndërkombëtare për t’i zgjidhë kontestët pronësore juridike të objektëve fetare , kudo në botë . Republika e Kosovës me këtë institut juridik mundet dhe duhët të eksportoi drejtësi në arenën ndërkombëtare .

Përfundim : E drejta e hijes si një institut juridik i korpusit zakonorë shqiptarë , është praktikuar mëse 1500 vite ndaj 1700 kishave , dhe disa qindra xhamive në Kosovë . Kjo e drejtë përbënë bazamentin e paqës së qendrushme në mes Kosovës dhe Serbisë .

Republika e Kosovës duhet të shërbehet me këtë të drejtë . Pse Jo ?!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025