E argjendtë, por me shije ari, vjen reagimi i KOK-ut pas suksesit të Distria Krasniqit
Lexohet për: 1 min.
fw3f3f3
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka shprehur mirënjohje xhudistes së madhe Distria Krasniqi pasi kjo e fundit i solli vendit tonë medaljen e parë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

Distria Krasniqi sot fitoi medaljen e argjendtë, pasi në luftën finale pësoi nga Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit, në kategorinë 52 kilogramë.

“Faleminderit Disi, faleminderit Toni. Medaliste e dyfishtë olimpike. E argjendtë, por me shije ari”, ka shkruar KOK në postimin e tij në Facebook.

Distria ia sjell Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Paris • KosovaPress

Sigurohet medalja e parë, Distria në finale të Lojërave Olimpike • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024