Dyshohet për falsifikim të dokumentit zyrtar, arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj është arrestuar nga Policia.

I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka falsifikuar dokumentin zyrtar.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuarit mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj,  gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dyshohet se ka falsifikuar dokumentin zyrtar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024