Dyshimet për kurdisje, presidenti i Ulpianës: Unë vendosi këtu, garantoj që s’ka kurdisje
Lexohet për: 2 min.
KKurdisjet
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës, e ka cilësuar ndeshjen e Ligës së Parë ndërmjet Ulpianës dhe Vllaznisë si të kurdisur duke marrë vendim kështu për anulimin e saj dhe kjo pas dyshimeve për kurdisje të rezultatit pas rishikimit të ndeshjes nga komisioni i garave.

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të Raiffaizen Liga e Parë Grupi B, në kuadër të javës së 21-të, ka konstatuar se ndeshja Ulpiana-Vllaznia P, ka qenë e kurdisur”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Por, kundër këtij vendimi ka reaguar ashpër kryetari i klubit të futbollit Ulpiana, Jeton Gashi. Ai ka thënë për KosovaPress, se vendimi i FFK-së është shumë u çuditshëm dhe i pa bazuar në asnjë provë.

Gashi më tutje ka shuar se gjatë ditës së sotme do të takohen edhe me drejtuesit e Vllaznisë dhe do ta bëjnë një ankesë të përbashkët, por që ka garantuar si kryetar i KF Ulpianës se ndeshje nuk ka qenë e kurdisur.

“I është njollosur Ulpianës emri dhe është diçka shumë e çuditshme, i janë gjuajtur vetëm Ulpianës, nuk po mundem ta kuptoj, kjo Ulpianë është duke bërë shumë për futbollin...Ne ankesën do ta bëjmë, do të shkojmë deri ën fund, unë jam i hapur edhe për prokurorinë 24 orë, jam në gjendje t’i përgjigjem çdonjërit që më thërret dhe më merr në pyetje për këtë punë sepse unë jam kryetar këtu dhe unë e di këtu çfarë bëhet dhe unë vendosi këtu. Unë garantoj që nuk ka pasur ndeshje të kurdisur”, theksoi Gashi.

Kurse, analisti i futbollit Alban Lumi ka thënë se vendimi i FFK-së në lidhje me këtë rast është për t’u përshëndetur sepse kjo dëshmon që kjo organizatë është e angazhuar për një garë korrekte.

Ai ka shtuar se nëse vërtetohen këto dyshime, të dy skuadrat mund edhe të përjashtohen nga kategoria ku bëjnë pjesë.

Ndryshe, në renditjen aktuale të Ligës së Parë, Ulpiana është në vendin e katër me 37 pikë, kurse Vllaznia e nënta me 14 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024