Dybala arrin marrëveshje me skuadrën e re
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Paulo Dybala ka pranuar ofertën e skuadrës arabe Al-Qadsiah. Lojtari ka pranuar një kontratë trevjeçare me vlerë 75 milionë euro.

Agjenti i argjentinasit është takuar me Romën, e cila do të duhet të vendosë nëse do të pranojë një dëmshpërblim prej rreth 3 milionë eurosh, përcjellë KosovaPress.

Në ndeshjen e mbrëmshme kanë qenë të pranishëm edhe emisarët e klubit saudit. Palët janë shumë afër por do të duhet të pritet sot (e enjte 22 gusht) për kontakte të reja.

Në fakt, ka ende disa aspekte për t'u zgjidhur përpara se të arrihet mbyllja dhe nënshkrimet midis të gjitha palëve të përfshira.

Lojtari do të merrte 75 milionë euro për tre vjet. Nga ana tjetër, arabët do të paguanin rreth 3 milionë si dëmshpërblim në arkën e klubit italian, me bonuset e mundshme që do të arrinin në 5/6 milionë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024