Kujdesi për mekanizmin mbrojtës të trupit është thelbësor që njerëzit të qëndrojnë të shëndetshëm. Çdo ditë ne jemi të ekspozuar ndaj diçkaje që mund të na sëmurë, nga bakteret te viruset dhe parazitët.
Sistemi imunitar lufton çdo sekondë të ditës për t’ju mbrojtur nga sëmundjet. Mënyra e jetesës është gjithashtu e rëndësishme për imunitetin e mirë. Ruajtja e një peshe të shëndetshme, lënia e duhanit, gjumi cilësor prej 7 deri në 9 orë, ngrënia e frutave dhe perimeve janë pjesë e ndërtimit të një sistemi të fortë imunitar.
Vitaminë C
Është një antioksidant i fortë që ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat nevojiten për të luftuar infeksionet. Kur merren në një dozë të përshtatshme, suplementet orale të vitaminës C konsiderohen të sigurta. Por shumë vitaminë C mund të shkaktojë efekte anësore si nauze, të vjella, diarre, ngërçe në stomak, fryrje, lodhje, pagjumësi, dhimbje koke.
Zinku
Ndihmon në rikuperimin e indeve të dëmtuara, shërimin e plagëve dhe prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Është relativisht i sigurt, por mund të ketë disa efekte anësore si dispepsi, diarre, dhimbje koke, nauze, të vjella.