Dy vëllazërore mes Kosovës e Shqipërisë në tetor
Lexohet për: 1 min.
7-Zyrtare
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përmes një komunikate ka bërë zyrtare se Kombëtarja e Shqipërisë e grupmoshave U17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Kosovës U17.

Dy ndeshjet vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohen në muajin tetor, dhe do të shërbejnë si test para kualifikueseve të Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, raporton KosovaPress.

FSHF dhe FFK kanë arritur akordin që këto dy miqësore të zhvillohen më 14 dhe 16 tetor në stadiumin “Kukës Arena”.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14 tetor në ora 14:00, kurse ndeshja e dytë më 16 tetor me fillim nga ora 11:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024