Dy tifozë suedez të vrarë nga sulmi terrorist në Belgjikë
Lexohet për: 1 min.
Tifoz
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy suedezë u qëlluan dhe një tjetër u plagos pasi një person i armatosur i sulmoi në Belgjikë të hënën në mbrëmje.

Suedezët udhëtuan për në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, për të marrë pjesë në ndeshjen kualifikuese të futbollit Belgjikë-Suedi për Euro 2024.

Sipas “BBC”, e cila citon një zëdhënës të prokurorit federal të Belgjikës, një video e publikuar në mediat sociale shfaq një burrë që pretendohet se ishte sulmuesi, përcjellë KosovaPress.

Sulmi ndodhi rreth orës 19:00 me orën e Belgjikës dhe personi i armatosur raportohet se është ende i lirë.

Kryeministri belg Alexander De Croo i dërgoi ngushëllimet e tij kryeministrit suedez Ulf Kristersson pas sulmit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024