Dy të vrarë e pesë të plagosur në Uashington
Lexohet për: 1 min.
gt443
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy persona mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë në Uashington, kryeqyteti i SHBA-së.

Jeffrey Carroll, ndihmës ekzekutiv i shefit të policisë në Departamentin e Policisë Metropolitane, tha në një video në rrjetin social X se të shtënat ndodhën në veriperëndim të kryeqytetit. Carroll tha se dy persona u vranë në vendngjarje, ndërsa pesë të plagosur u dërguan në spital. I dyshuari nuk është kapur ende, shtoi ai.

Në janar, Uashingtoni miratoi një ligj për sigurinë publike që synon të reduktojë shkallën e krimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025