Në Çellopek të komunës së Bërvinicës në rajonin e Tetovës të Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave të para të policisë, janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, për TV21 kanë konfirmuar se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë.
Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia.
SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, por thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë.
Jo zyrtarisht, mësohet se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje. /Alsat/tv21