Dy të arrestuar për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtim të plombave zyrtare
Biznes
Lexohet për: 1 min.
vermica dogana 130320
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës, pas një hetimi preliminar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shkelje të kodit doganor.

Personat e arrestuar janë pronari i mallit dhe shoferi i kamionit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale.

Pas hetimeve dhe mbledhjes së provave të mjaftueshme, u ndërmorën veprimet e arrestimit të këtyre persona të dyshuar për veprat shmangie nga detyrimet doganore, heqja dhe dëmtimi i vulave zyrtare, si dhe dëmtimi i plombave në dy raste të veçanta.

Ata dyshohen për manipulim të mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet e mëtejshme janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024