Dy talente të FC Prishtinës ftohen në Akademinë e PSG-së
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dy talente të FC Prishtinës ftohen në Akademinë e PSG-së
New Project - 2026-07-26T144230.038
26/07/2026 - 14:43
Linku u kopjua

Paris Saint-Germain, kampioni aktual i UEFA Champions League, ka ftuar zyrtarisht dy futbollistët e FC Prishtinës, Lorik Mehmetin dhe Rin Ahmetin, për një periudhë stërvitore vlerësimi në Akademinë e PSG-së.

Periudha vlerësuese do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026, në kampusin e PSG-së në Poissy të Francës.

Aty dy talentët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në një nga akademitë më prestigjioze në Evropë.

Kjo ftesë është vlerësim i drejtpërdrejtë për punën dhe potencialin e Lorikut dhe Rinit, por edhe dëshmi e riorganizimit dhe investimit që po bëhet te Akademia e FC Prishtinës për identifikimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve që do të jenë shtyllë e ekipit të parë.

Bashkëpunimi me një klub si PSG dëshmon besimin dhe respektin e ndërsjellë dhe hap rrugë konkrete për promovimin e futbollistëve tanë në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

FC Prishtina u uron Lorik Mehmetit dhe Rin Ahmetit shumë suksese gjatë kësaj periudhe, me bindjen se do ta përfaqësojnë me dinjitet klubin dhe futbollin e Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026