Agjenti i mesfushorit të Arsenalit dhe Italisë, Jorginho, Joao Santos, ka thënë se drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli 'mund ta telefonojë' nëse ka nevojë për të, dhe gjithashtu ka dhënë një përditësim mbi bisedimet e përfolura mes klientit të tij dhe Fiorentinës .
Jorginhos i skadon kontrata në Londrën Veriore në fund të sezonit 2023-24, megjithatë ekziston një opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër, përcjellë KosovaPress.
Joao Santos, i cili dha një intervistë për TV Play të martën, pranoi se ende nuk ka pasur bisedime zyrtare me asnjë ekip në Itali, por ai dha detaje mbi thashethemet me Juventusin dhe Fiorentinën.
Joao Santos pranoi se do të befasohej nëse Juventusi do të merrte Jorginhon për shkak të listës aktuale të mesfushorëve.
Agjenti u pyet edhe për Fiorentinën, ku ai u përgjigj: “Së pari duhet të kuptojmë nëse ata po mendojnë vërtet për Jorginhon. Është një projekt ambicioz, një klub që dëshiron të synojë Ligën e Kampionëve, për ne nuk do të kishte probleme. Megjithatë, për momentin, Fiorentina nuk ka kontaktuar me ne”, theksoi në fund ai.