Dy sirianë të plagosur me thikë në Leposaviq, i dyshuari në arrati
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dy sirianë të plagosur me thikë në Leposaviq, i dyshuari në arrati
pk
11/12/2025 - 08:52
Linku u kopjua

Dy raste të rënda me lëndime të shkaktuara nga mjet i mprehtë janë raportuar në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, gjatë orëve të para të 10 dhjetorit 2025.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 00:50, kur dy dëshmitare kosovare kanë vërejtur në oborrin e shtëpisë së tyre një person të shtrirë me plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima, një mashkull rreth 40 vjeç, shtetas i Sirisë, është dërguar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm.

Më vonë, rreth orës 11:05, policia ka marrë një raport shtesë. Njësiti i SPMK Jarinje, gjatë patrullimit në të njëjtin fshat, ka gjetur një tjetër person të plagosur – një sirian 27-vjeçar – me lëndime në kokë dhe këmbë që po ashtu dyshohet të jenë shkaktuar nga mjet i mprehtë. Viktima ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe se i dyshuari është larguar drejt kufirit me Serbinë.

Të dy viktimat janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtejshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarit.

"Fsh. Koshuticë, Leposaviq 10.12.2025, 00:50. Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Viktima mashkull i moshës rreth 40 vjeçar, shtetas i Sirisë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm. Me raport shtesë rreth orës 11:05 jemi njoftuar se njësiti nga SPMK Jarinje gjatë patrullimit në fsh. Koshuticë ka vërejtur një person mashkull Sirian i moshës 27 vjeçar me lëndime në kokë dhe këmbë që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë. Viktima ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë dhe i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë. Njësiti i emergjencës viktimën e kanë dërguar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për tretman të mëtutjeshëm", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026