Dy shqiptarët Anna Oxa dhe Iljard Shaba ndezin skenën e ‘Sanremo 2023’
Lexohet për: 2 min.
iljard4-780x439 900x600
1 vit më parë
Linku u kopjua

Këngëtarja shqiptare me famë në Itali, Anna Oxa, i është rikthyer konkurrimit në festivalin e ‘Sanremos’ pas 12 viteve.

Ajo performoi në natën e parë këngën e saj konkurruese me titull “Sali”, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku italian.

Në natën e tretë të festivalit, e cila njihet si nata e rikthimit të këngëve tradicionale, Anna Oca nuk mbeti e vetmja shqiptare në skenën e madhe të ‘Sanremos’.

Kjo pasi ajo kishte ftuar për ta shoqëruar në këngë violonçelistin e njohur shqiptar, Iljard Shaba.

Dyshja kanë interpretuar së bashku këngën e famshme të Anna Oxës, “Un’emozione da poco”, me të cilin dikur këngëtarja me origjinë nga Kruja ishte prezantuar në festivalin e famshëm italian, në vitin 1978, shkruan Telegrafi.

Performanca e dy artistëve shqiptarë është pritur jashtëzakonisht mirë dhe me duartrokitje të ngrohta nga publiku italian.

Iljard Shaba përndryshe është një artist i cili krenohet me një karrierë dhjetëvjeçare si DJ dhe në moshën 16-vjeçare filloi të luante violonçel. Një muzikant i zhanrit ‘eletronic’ që kalon nga muzika klasike në xhaz, në muzikë latine, e deri në këngë popullore.

Anna Oxa pritet që performojë edhe sonte (e shtunë) në finalen e madhe të ‘Sanremo 2023’, ku fituesi i përzgjedhur nga publiku dhe juria, pritet të jetë përfaqësuesi i Italisë në ‘Eurovision 2023’, që sivjet mbahet në Liverpool.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025