Dy pilotë humbin jetën për përplasjes së një aeroplani me një kamion zjarrfikës në Nju Jork
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy pilotë humbin jetën për përplasjes së një aeroplani me një kamion zjarrfikës në Nju Jork
Aeroplani, Nju Jork
23/03/2026 - 10:26
Linku u kopjua

Një aeroplan pasagjerësh CRJ-900 (Bombardier) që operonte një fluturim të Air Canada Express  u përplas me një kamion zjarrfikës të drejtuar nga oficerë policie menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar LaGuardia të Nju Jorkut të dielën vonë në mbrëmje.

Përplasja rezultoi në humbjen e të paktën dy jetëve, pilotit dhe bashkëpilotit të avionit.

Pamjet tregojnë pjesën e përparme të avionit të shkatërruar plotësisht, të ngritur nga toka në një kënd 30 gradë, dhe ka raportime të pakonfirmuara për më shumë të lënduar, NBC News, transmeton KosovaPress.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar pezullimin e të gjitha lëvizjeve të avionëve në aeroport. Faqja e internetit e LaGuardia tregon se fluturimet po devijohen në aeroporte të tjera ose po kthehen në aeroportin nga i cili janë nisur.

Sipas NC News, të paktën katër persona u plagosën në incidentin, i cili ndodhi në mot të keq. Sipas raportit, dy oficerë policie janë shtruar në spital me fraktura, por janë në gjendje të qëndrueshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026