Dy mjekë të spitalit në Vushtrri arrestohen për marrje ryshfeti
Lexohet për: 1 min.
mjek
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, sot ka informuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar - mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, sipas komunikatës, janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit.

“Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025