Dy minatorët e lënduar ende nën kujdes mjekësor, të tjerët lirohen për në shtëpi
Lexohet për: 1 min.
Trepça
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy nga trembëdhjetë minatorët e lënduar sot në Minierën e Trepçës, vazhdojnë të mbeten nën kujdesin mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se 11 minatorë pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dy të tjerë, të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikëqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve, si dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, ka shkruar Vitia në Facebook duke iu uruar minatorëve të lënduar shërim e rikthim të shpejtë në familje.

Ndryshe, 13 minatorë janë lënduar si pasojë e rrjedhjes kimike të acidit sulfurik  rreth orës 13:00.

Dy prej tyre kanë pasur lëndime serioze të syve djegie kimike me acid sulfurik, të cilët pas trajtimit në Emergjencë janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës. Ndërsa, 11 të tjerë pas trajtimit në Emergjencë janë liruar për në shtëpi.

12 minatorë lëndohen nga rrjedhja kimike, dy prej tyre me lëndime serioze • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024