Dy aktakuza për krime lufte ndaj gjashtë ish-gardianëve për tortura çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy aktakuza për krime lufte ndaj gjashtë ish-gardianëve për tortura çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë
Prokuroria Speciale 1234
03/07/2026 - 15:12
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale bëri të ditur se ka ngritur dy aktakuza në mungesë për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën e parë ndaj J.J. dhe A.S.

“Të pandehurit, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, aktakuza e dytë u ngrit  ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S..

“Të pandehurat akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës - paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026