Dy aksidente brenda pak orëve në Belsh të Elbasanit, dy të vdekur
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 17-vjeçar ka përplasur një të moshuar këmbësore në aksin rrugor Belsh-Grekan.

Motomjeti që po drejtonte adoleshenti B. A., ka përplasur 80-vjeçaren R. L., e cila si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë në spital.

Lëndime ka pësuar edhe 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në aksidentin tjetër, rreth orës 17:30 në aksin Cërrik-Belsh, ka humbur jetën një 40-vjeçar.

Automjeti me drejtues 49-vjeçarin B. C., 49-vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin që drejtonte 40-vjeçari S. T., banues po ashtu në Belsh. Si pasojë e aksidentit, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024