Durmishi: Mbi 40 milionë euro po investojmë në Gjilan
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Hysen Durmishi përmend investimet e qeverisë Kurti në Prizren
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka thënë se përveç projekteve nacionale që lidhen me Komunën e Gjilanit, Qeveria e Kosovës po investon shumë edhe në projekte lokale në këtë komunë.

Ai ka ftuar qytetarët që të bashkohen në tubimin që do të mbahet në palestrën sportive “Bashkim Selishta”.

“Përveç projekteve nacionale që lidhen me komunën tuaj, Qeveria e Kosovës po investon shumë edhe në projekte lokale në Gjilan, mbi 40 milionë euro në 21 projekte, prandaj iu ftojë të gjithëve që sot në orën 16.00 të vini në palestrën sportive “Bashkim Selishta”, që ta presim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, ka thënë ai në një video adresim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025