Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se nga dje terminet për patentë shoferë si dhe ndarja e termineve do të mund të bëhen përmes platformës e-Kosova.
Në një prononcim për gazetarë, Durmishi njoftoi se ministria e Infrastrukturës për herë të parë e ka bërë edhe doracakun për patentë shoferë.
Tutje, zëvendësministri Durmishi tha se në bazë të gjeturave në njësitin në Pejë kanë hasur në 666 kandidatë që gjatë vitit 2023 kanë kaluar provimet aty dhe vet ata kandidatë kanë qenë nga qytete të tjera dhe se kjo metodë është dyshuese.
Ai tha se shumë dosje kanë mospërputhje të rregullave ligjore të marrjes së patentë shoferit, teksa shtoi se të gjithë këta kandidatë do të hulumtohen dhe do t’i konfiskohet patenta e shoferit dhe do ri-testohen në mënyra të tjera.