Durmishi: Kallëzimi penal për rrugën Prishtinë-Podujevë, i pabazuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ftuar në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin në cilësinë e të dyshuarit  për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Pas përfundimit të intervistës, e cila zgjati rreth dy orë, Durmishi ka deklaruar se bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik, i cili është ankuar në kohën kur janë nënshkruar kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sipas tij, kallëzimi penal është totalisht e pabazuar dhe se ka vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit(OSHP-së) për këtë çështje, dhe dokumente të cilat janë publike që dëshmojnë pastërtinë në këtë proces.

“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata e cila është totalisht e pabazuar, ka vendime edhe të OSHP-së për këtë çështje dhe dokumente të cilat janë publike dhe që dëshmojnë pastërtinë tonë në gjithë këtë proces”, ka thënë Durmishi.

Ndërkaq, Hyseni theksoi se punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë do të vazhdojnë, sepse sipas tij, është një projekt i rëndësishëm. /A. Shala/

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
674
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024