Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Lexohet për: 3 min.
de-riu-190524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i propozuar të enjten në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kështu bën të ditur në një intervistë për KosovaPress ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, për çka potencon se letra me të cilën deklarohej qëllimi për të dërguar një draft statut të ri nuk mund të merret seriozisht në konsideratë, nëse nuk ndahet me të gjitha palët e interesuara.

Krahas kësaj, De Riu thotë se në Gjykatë Kushtetuese duhet të dërgohet draft statuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian.

Ndër të tjera, ambasadori italian thotë se pavarësisht që Kosova e ka humbur aktualisht momentumin për anëtarësim në KiE, ka ende mundësi të tjera për të rikuperuar këtë rrugëtim.

I pyetur se nëse duhet që Qeveria e Kosovës ta dërgojë patjetër draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për të mundësuar anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtar, ai tha se drafti i propozuar nga BE duhet të merret parasysh nga Kosova.

Përveç këtyre, De Riu thotë se dërgimi i propozimit të draft statutit për Asociacionin nga Gërvalla, nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe në rrethanat aktuale.

Ani pse Këshilli i Evropës nuk e vendosi Kosovën në agjendën e paralajmëruar për anëtarësim më 17 maj, De Riu thotë se është diçka e rikuperueshme dhe se ka ende mundësi të tjera për të shkuar përpara në këtë rrugëtim.

Kujtojmë se të enjten, shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla i kishte dërguar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, në të cilën ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ndërkaq, pas letrës së dërguar nga Qeveria e Kosovës drejtuar Këshillit të Evropës, për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Prishtinës në KiE, në një letër të përbashkët, përveç kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz e presidenti i Francës, Emmanuel Macron i drejtohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me një përgjigje të prerë duke i thënë se nuk do të pranohet kërkesa, nëse nuk do të ketë Asociacion. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025