Dukagjini shkruan historinë, kualifikohet tutje në Ligën e Konferencës
Lexohet për: 1 min.
14-Dukagjini
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pasi që e mposhti si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Dukagjinit e ka mposhtur edhe si mysafire Europan, kështu duke siguruar biletën drejt raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Dukagjini ka shkruar historinë, ku në debutimin e tij në garat evropiane e ka eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, skuadrën nga Gjibraltari, Europan, raporton KosovaPress.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Victoria” u shënuan plot pesë gola, ku Dukagjini e ka mposhtur Europan me rezultat të ngushtë 3:2.

Golat për Dukagjinin i shënuan Iljasa Zulfiji (minuta e 23’ dhe minuta e 79’) dhe Arbër Shala (minuta e 47’).

Ndërkaq, tek Europa golashënues ishin Alberto Quintana (minuta e 38’) dhe Antonio Vera (minuta e 87’).

Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Dukagjinit.

Rezultati i përgjithshëm, 5:3 në favor të Dukagjinit. (Ndeshja e parë përfundoi 2:1 në favor të Dukagjinit).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025