Dukagjini e mposht me lehtësi Fushë Kosovën
Lexohet për: 1 min.
11-Dukagjini
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e vetme e ditës së sotme të Superligës së Kosovës, ku tri pikët e takojnë skuadrës së Dukagjinit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Dukagjini e ka mposhtur 3:0 Fushë Kosovën, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për mysafirët i shënuan Redon Syla (minuta e 17’), Bujar Shabani (minuta e 49’) dhe Altin Merlaku (minuta e 81’).

Me pikët e reja, Dukagjini ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, krahas Fushë Kosovës që zë vendin e nëntë me vetëm 10 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Dukagjinit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024