Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Kombëtares së Kroacisë dhe asaj të Danimarkës, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kuadër të këtyre kualifikimeve, Danimarka e mposhti Austrinë me rezultat 2:0, kurse Kroacia befasoi Francën si mysafire me rezultat 1:0, përcjell KosovaPress.
Takimi i fundit mes Kroacisë dhe Danimarkës daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe kroatët shënuan fitore si mysafirë me rezultat minimal 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Kroacinë nuk do të paraqiten Duje Caleta-Car dhe Josip Brekalo, kurse te Danimarka mungojnë Robert Skov, Andreas Cornelius dhe Wind.
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Sosa, Gvardiol, Sutalo, Juranovic; Kovacic, Brozovic, Modric; Perisic, Kramaric, Pasalic
Danimarka (4-3-1-2): Schmeichel; Andersen, Christensen, Kjaer, Maehle; Wass, Hojbjerg, Delaney; Eriksen; Skov Olsen, Braithwaite