Policia në Vietnam tha dje se ka arrestuar 65 persona për trafikimin e 50kg drogave të fshehura në tubeta të pastës së dhëmbëve.
Arrestimet u bënë pasi katër punonjës të linjave ajrore të Vietnamit u arrestuan muajin e shkuar me tubeta paste dhëmbësh në bagazhet e tyre që ishin mbushur me droga, pas një fluturimi nga Parisi në Ho Chi Minh.
Mediat vendase thanë se të ndaluarit po hetohen për krime të ndryshme si shitje, blerje dhe magazinim narkotikësh.
Të dyshuarit drejtoheshin nga i njëjti rrjet që kishte rekrutuar dhe punonjësit e fluturimeve.
Punonjësit e dyshuar dëshmonin se “nuk ishin në dijeni” të përmbajtjes së tubetave të pastës së dhëmbëve.
Prandaj hetuesit kanë thënë deri tani se “nuk ka bazë të mjaftueshme” për t’i akuzuar për trafik drogash.
Pas mbërritjes në aeroportin e Vietnam, drogat transportoheshin me shërbime shpërndarjeje në Dong Nai, provinca pranë Saigon.
Megjithse Vietnami ka disa nga ligjet më të ashpra në botë për dogat, vendi është një pikë kryesore e trafikut të ndaluar aziatik.
Kryeqyteti Ho Chi Minh mbetet një pikë e rëndësishme trafiku prej afërsisë së tij me Kamboxhian.