Drita turpëron Llapin, Malisheva mposht Trepçën ‘89
Lexohet për: 1 min.
17-Drita
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 90’ minutave lojë, skuadra e Dritës e ka turpëruar Llapin, ku si vendase shënoi fitore me rezultat të thellë 4:0, përcjell KosovaPress.

Golat për skuadrën e Ardijan Nuhiut i shënuan Besnik Krasniqi (minuta e 10’ dhe minuta e 26), Almir Kryeziu (minuta e 45+2’) dhe Marko Simonovski (minuta e 57’).

Me pikët e reja, Drita ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me tetë pikë të arkëtuara, krahas Llapit që tani zë vendin e gjashtë me pesë pikë të tubuara.

Në anën tjetër, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Malishevës, e cila e mposhti si mysafire Trepçën ’89 me rezultat 3:2.

Golat për mysafirët i shënuan Medin Bajrami (minuta e 25’), Alush Gavazaj (minuta e 56’ dhe minuta e 69’), kurse te Trepça ’89 realizatorë ishin Christian Mba (minuta e 42’) dhe Dushi (minuta e 89’).

Me pikët e reja, Malisheva ngjitet në vendin e pestë me gjashtë pikë, kurse Trepça ’89 renditet e teta me vetëm dy pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025