Eliminimi nga Kupa e Kosovës përballë Lirisë ishte një dështim që drejtuesit e Dritës nuk e pranuan dhe morën vendim për shkarkimin e trajnerit Ardian Nuhiu.
Që nga shkarkimi i tij, një muaj më parë, kampioni vjeshtor i Kosovës vazhdon edhe më tutje të jetë pa trajner, por kjo situatë do të ndryshojë brenda pak ditësh.
“Nga ajo çka kemi pasur analizë dhe çka kemi diskutuar brenda për brenda klubit kemi ardhur në përfundim që duhet dhe është më e mira që për këto gjashtë muajt e ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për disa vite të tjera ndoshta, të jetë një trajner i cili e njeh Superligën e Kosovës dhe konkretisht e njeh pak a shumë Dritën si funksionon. Kjo është e para, pastaj nga analizat që kemi bërë, nga ata emrat të cilët janë lakuar brenda për brenda takimeve që i kemi pasur me presidentin dhe me udhëheqësinë e klubit, e kemi bërë një listë të ngushtë prej pesë emrave të cilët i kemi kontaktuar dhe po mundohemi që t’i përpunojmë ato të dhëna që i kemi marrë nga ata trajnerë dhe të shohim se cili është trajneri më adekuat për të vazhduar me Dritën.”, tha Zynberi.
KosovaPress kishte mësuar ditë më parë se në mesin e këtyre emrave është edhe ish-trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Zymberi.
Ndryshe, Drita e ka mbyllur edicionin vjeshtor si kampione me 38 pikë pas 18 xhirove të zhvilluara.