Drita eliminohet nga Liga e Konferencës
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Me ndeshjen e sotme kundër Viktoria Plzenit ka mbaruar edhe aventura e Dritës në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës.

Pas plot 90' minutave lojë dhe 25' sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin "Fadil Vokrri", Drita ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Viktoria Plzenit, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Rafiu Durosinmi, i cili kaloi Viktoria Plzen në epërsi prej 1:0 në minutën e 76' të ndeshjes.

Më pas, Drita arriti ta barazojë rezultatin në 1:1, falë golit të Blerim Krasniqit i cili shënoi në minutën e 90+2' shtesë.

Kur ndeshja ishte afër përfundimit dhe shihej se do të nevojiteshin vazhdimet, Viktoria Plzen fiton një penallti, të cilën më pas e konkretizoi me gol Erik Jirka në minutën e 90+23' shtesë.

Me golin e Jirkas, ndeshja përfundoi 2:1 në të mirë të Viktoria Plzen.

Pavarësisht paraqitjes tejet të mirë që treguan futbollistët e Dritës, ajo nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar eliminimin nga gjiganti çek.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Viktoria Plzen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024