Drita e mposht Malishevën, pa fitues mes Gjilanit e Dukagjinit
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Drita e ka mposhtur Malishevën 3:1, raporton KosovaPress.
Një autogol nga Dren Kryeziu (minuta e 40’), goli nga Besnik Krasniqi (minuta e 45+3’) dhe Jashari (minuta e 90+11’) i siguruan fitoren Dritës, kurse golin e nderit te Malisheva e shënoi Elom Nyavedji në minutën e 58’ të ndeshjes.
Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja interesante mes Gjilanit dhe Dukagjinit, ku të dy skuadrat morën nga një pikë nga kjo ndeshjes.
Gjilani barazoi 1:1 me Dukagjini. Golin për vendasit e shënoi Kushtrim Shabani (minuta e 60’), kurse te Dukagjini golashënues ishte Bujar Shabani (minuta e 30’).
Rezultatet e ndeshjeve të sotme i gjeni më poshtë.
Malisheva 1:3 Drita
Gjilani 1:1 Dukagjini
Feronikeli ’74 3:0 Fushë Kosova