Drita e mbyll fazën përgatitore në Bansko
Përmes një njoftimi Drita ka bërë të ditur se e ka përmbyllur fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë.
Drita tani kthehet në Kosovë, ndërsa në Bansko ekipi realizoi planin e paraparë nga trajneri Zekirija Ramadani, raporton KosovaPress.
Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ishin në program edhe tre ndeshje kontrolluese me ekipe Bullgare si Montana (2:1), Septemvri Sofia (1:2) dhe Arda (1:1).
“Faton Maloku, Almir Ajzeraj dhe Ensar Huruglica për shkak të dëmtimeve nuk ishin nga dita e parë së bashku me ekipin për tu rikthyer plotësisht gjatë kohës që ishim në Bansko, ndërsa Florian Smakiqi nuk ka udhëtuar me ekipin dhe është në fazën e fundit të rikuperimit.
Ndërsa Hasan Gomda dhe Iljasa Zylfiu si përforcimet e fundit janë bashkuar më vonë me ekipin.
Ekipi do të kthehet ne Kosovë dhe do të ketë dy dite pushim më pas do të vazhdojë më përgaditjet dhe në javën e ardhshme do të zhvillojmë edhe një ndeshje tjetër kontrolluese para ndeshjes së rrethit të dytë të Ligës së Konferencës që do të zhvillohet me 25 korrik”, shkroi Drita në “Facebook”.