Drejtori i Ballkanit kritikon ashpër mediat para ndeshjes me Shkupin: Është për të ardhur keq
Lexohet për: 3 min.
Nexhipi-240822
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në konferencën për media të skuadrës së Ballkani para ndeshjes me Shkupin së bashku me trajnerin Ilir Daja dhe futbollistin Bajram Jashanica ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi.

Ai në këtë paraqitje pati kritika për numrin e vogël të mediave të pranishme dhe interesimin e tyre për këtë ndehje historike dhe theksoi se shpreson që kjo gjendje në gazetari të ndryshoj në të ardhmen.

“Unë vetëm një gjë do t’ua them ju falënderoj patjetër juve që keni ardhur këtu për pjesëmarrjen. Në një ndeshje si kjo nesër historike është për mua siç e shof tani është ndoshta për të ardhur keq që vetëm një numër shumë i vogël i gazetarëve jeni këtu. Nëse shifni listën tonë të akreditimeve nesër janë afër qindra aty. Është kushtuar ndoshta shumë pak vëmendje te ndeshja e nesërme edhe pse është historike. Sidoçoftë unë iu falënderoj juve që jeni këtu prezent tani dhe shpresoj që në ndeshjet tjera të rritet edhe niveli akoma më shumë i gazetarisë dhe i përcjelljes së sportistëve sepse po bëjmë një histori.”, theksoi ai.

Ai më pas konfirmoi se Ballkani është në bisedime për të nënshkruar me futbollistin e Gjilanit dhe Prishtinës Leotrim Bekteshin.

“Është diskutuar dhe është spekuluar që Leotrim Bekteshi mund të ofrohet te ne. Unë e konfirmoj që kemi pasur bisedime me Leon edhe nuk është një fshehtësi. Sidoçoftë mendoj që për gjerat e transferimeve apo lojtarët tjerë që ndoshta do t’i bashkangjiten ekipit duhet të flasim pas ndeshjes sepse kemi një ndeshje historike nesër këtu në Prishtinë edhe normal që do të doja që gjithë vëmendja të jetë e përkushtuar te kjo ndeshje nesër. Patjetër është një ndjenjë shumë e veçantë sepse unë jam rritur te klubi i Shkupit dhe normal që është një ndjenjë e cila vetëm ndoshta nëpërmjet futbollit ta mundëson një gjë të tillë. Sidoçoftë e kam thënë disa herë që ne jemi profesionist dhe bëjmë më të mirën në ekipin ku jemi dhe fati ka qëlluar që kjo ndeshje e play-off-it ku dy ekipe përballen mes njëri-tjetrit të jetë vendimtare për të bërë histori.”, tha Nexhipi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025