Drejtori i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut vjen për vizitë në Kosovë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA) në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë seminarin për lojën fer dhe të pastër pa doping me panelistët, Sebastien Gillot, drejtor i WADA (Agjencia Botërore për Anti-Doping) për Evropë dhe Janko Dvorsak, drejtor i SloADO (Agjencia e Anti-Dopingut të Sllovenisë), të cilët për dy ditë do të qëndrojnë në Kosovë.

Seminari mbahet nesër në ora 14:00 në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton KosovaPress.

Paraprakisht, në ora 10:00 përfaqësuesit nga WADA dhe SloADO do të mirëpriten në zyrat e KOK-ut nga presidenti Ismet Krasniqi.

Po ashtu, të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen takime edhe në Kuvend të Kosovës dhe Ministri për Kulturë Rini e Sport (MKRS).

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
86
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024