Drejtori Ekzekutiv i FIBA-s, Kamil Novak, do të vizitojë Kosovën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drejtori Ekzekutiv i FIBA-s, Kamil Novak, do të vizitojë Kosovën
Kosova do të mirëpresë të enjten një vizitë të rëndësishme për basketbollin vendor, pasi Drejtori Ekzekutiv i FIBA Europe, Kamil Novak, do të qëndrojë zyrtarisht në vend më 2 korrik.
Vizita do të nisë në selinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ku Novak do të pritet nga kryetari Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme Elvira Dushku. Gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet e basketbollit në Kosovë, projektet aktuale të FBK-së, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me FIBA Europe.
Në mbrëmje, në ora 19:00, Novak do të jetë i pranishëm në Prizren, ku do të ndjekë ndeshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet e
FIBA EuroBasket 2029. Prania e tij konsiderohet një sinjal i qartë i mbështetjes së FIBA Europe për basketbollin kosovar.
Vizita e Kamil Novak vlerësohet si një moment i rëndësishëm për FBK-në, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira me FIBA Europe dhe besimin në aftësinë e Kosovës për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të basketbollit.
KosovaPress