Drejtorët e Interit dëgjohen nga Komisioni Anti-Mafia
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas “Il Fatto Quotidiano”, Komisioni Anti-Mafia në Milano dëgjoi dy drejtorë të Interit sa i përket lidhjes midis anëtarëve të Curva Nord dhe krimit të organizuar.

Komisioni Anti-Mafia dëgjoi të premten në Milano avokatin Adriano Raffaelli, president i bordit mbikëqyrës të Interit dhe menaxherin e sigurisë së klubit, Gianluca Cameruccio, raporton KosovaPress.

Asnjë përfaqësues i Interit nuk është nën hetim, por thuhet se ishte hera e parë që një komision i tillë dëgjonte përfaqësues të një klubi të Serie A.

Sipas raportit, drejtorët e Interit u përballën me pyetje në lidhje me përfaqësuesit e Curva Nord Milano dhe lidhjet e tyre me mafian 'ndrangheta, veçanërisht pasi Antonio Bellocco, tashmë i dënuar në një gjyq mafioz në Itali, u emërua ndër drejtuesit e rinj të Curva Nord këtë janar.

“Il Fatto Quotidiano” pretendon se Komisioni Anti-Mafia gjithashtu donte të sqaronte marrëdhëniet e klubit me Curva Nord dhe aktivitetet e biznesit rreth stadiumit para ditëve të ndeshjeve, duke përfshirë parkimin e makinave dhe sallat e ushqimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024