Drejtoresha e UNESCO-s viziton kalanë e Gjirokastrës
Lexohet për: 1 min.
a5a3c73cb4ae4babb06aa0b5210d64b3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka vizituar së fundmi kalanë e Gjirokastrës, në kuadër të një vizite në Shqipëri, me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Zonja Azoulay ka vizituar qendrën historike të Gjirokastrës, e klasifikuar që nga viti 2005 si trashëgimi botërore e UNESCO-s. 

E shoqëruar nga Kumbaro,  Azoulay ka vizituar edhe Muzeun e ri Etnografik, në Gjirokastër, ku krahas shumë aseteve kulturore spikat edhe isopolifonia, shkruan Rtsh

Vitet e fundit, Organizata ka mbështetur Shqipërinë në rehabilitimin e shtëpive të trashëgimisë së qytetit dhe në inventarizimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të qytetit, si pjesë e një qasjeje për promovimin e turizmit të qëndrueshëm që mbështet zhvillimin lokal.

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s pritet të takohet dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025