Drejt derbit me Interin, Milani nën ethe për Leaon
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Fitorja ndaj Lazios solli tri pikë shumë të rëndësishme për Milanin që po vazhdon ëluftën për të siguruar një vend në top katërshen e Serie-A, por jo gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme për “Rossonerët”.
Kur po zhvillohej minuta e 11-të e ndeshjes, nga loja u detyruar të largohej ylli i ekipit, Rafael Leao që pati dhimbje muskulare dhe në vendin e tij u inkuadrua Saelemaekers, transmeton KosovaPress.
Lëndimi i portugezit natyrisht se ka shqetësuar drejtuesit e Milanit, e sidomos trajnerin Stefano Pioli kur dihet se të mërkurën Milani do të ballafaqohet me Interin në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Klubi kuq e zi është në pritje të ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar nëse Leao do të jetë i gatshëm për atë ndeshje jetike të këtij sezon.
Deri në ardhjen e testeve mjekësore, ylli portugez ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka rritur optimizmin tek tifozët e Milanit.
“Shkojmë së shpejti përsëri”, ka shkruar Leao në “InstaStory”.