Draft-statuti i Asociacionit, Osmani paralajmëron takim me opozitën
Lexohet për: 1 min.
404181143_1108856136790343_5445131082634478618_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare në lidhje me draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo tha se pas dorëzimit të drafit edhe tek partitë opoziare do t'i thërras të njëjtat në takim ditëve më vijim për t'i marrë shqetësimet e tyre sa i përket draftit të dorëzuar nga euro-amerikanët.

Sa i përket nisjes së peticionit për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore, Osmani tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare sa i përket kësaj.

Këto komente Osmani i bëri pasi pjesëmarrjes në konferencën për Integritetin e Informacionit të organizuar nga NDI.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024