Në rrethin e ekspertëve dhe mjekëve popullorë, uthulla e mollës vlerësohet për shumë përfitime që ajo i ofron organizmit.
Ajo ndihmon në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, për problemet me tretjen dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Uthulla për sheqerin në gjak
Uthulla e mollës rekomandohet për uljen natyrale të sheqerit në gjak.
Për të marrë këtë përfitim, rekomandohet që të merrni katër lugë çaji uthull molle përpara vakteve.
Uthulla duhet përzier me pak ujë përpara se të pihet.
Për rënien në peshë
Një studim të cilit i referohet Agroweb.org, rekomandon se një ose dy lugë gjelle me uthull molle çdo ditë për tre muaj me radhë, ndihmon njerëzit të humbasin 1.2 ose 1.7 kilogramë nga pesha e tyre.
Atë mund ta përzieni në një gotë me ujë dhe ta pini përpara vakteve ose ta hidhni në sallatë.
Megjithatë nuk duhet t’i varni shpresat vetëm te uthulla e mollës për rënien në peshë.
Mos neglizhoni aktivitetin fizik çdo ditë.
Uthulla për tretjen
Një sasi e tillë, ndihmon për të përmirësuar tretjen.
Uthulla për organizmin
Si Të Shmangni Efektet Anësore Të Uthullës
Uthulla duhet përzier gjithmonë me ujë për të neutralizuar aciditetin.
Konsumi i dozave të larta të uthullës është i rrezikshëm dhe mund të nxisë osteoporozën ose ulë nivelin e kaliumit në gjak.
Nëse pas pirjes së uthullës, keni të përziera, urth, gromësira e të tjerë, atëherë ndaloni së konsumuari uthullën.