Dosja e krimeve të Arkanit, publikohen dokumente për masakrat në Bosnjë dhe Kosovë
Lexohet për: 2 min.
2-30-1200x630
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në Serbi janë grumbulluar prova për krimet e kryera nga njësitet paramilitare në Ish-Jugosllavi. Dosja e krimeve përfshin aktivitetin e një prej figurave më të angazhuara në krimin e organizuar në Serbi. Bëhet fjalë për Zeljko Raznatoviç Arkan, i njohur si autori i masakrave në Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.

Arkani njihet si drejtoi i Gardës Vullnetare Serbe, por njëherazi ishte dhe një nga drejtuesit e krimit të organizuar në ato vite në serbi. Me mbështetjen e Milosheviç ai arriti të organizojë reparte speciale të njohur me emrin “Tigrat” të cilët kryen krime në disa shtete. Është e provuar qartë se bandat e tij morën pjesë në gjenocidin e Srebrenidës, si dhe patën rol aktiv në masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë.

Për herë të parë në Serbi, për krimet e paramilitarëve të Arkanit po flitet hapur dhe studiuesja Jovana Kolaviç ka prezantuar një dosje me shumicën e krimeve ku janë përfshirë forcat serbe.

Sipas studimit të Kolaviç, njësitë e Arkanit kishin rreth 4 mijë pjesëtarë, por deri më sot asnjë prej tyre nuk është dënuar për krimet. Qendra e rekrutimit të ushtarëve ishte në një nga rrugët kryesore të Beogradit. Pjesë e paramilitarëve u bënë njerëz që kishin problem me ligjin dhe ish-të dënuar për krime të rënda.

Studimi tregon se njësitë paramilitare u pajisën me armë dhe logjistikë ushtarake në vitet ‘90 nga qeveria e Milosheviçit. Veç armëve, atyre ju dha liçensë për kryer krime dhe operacione sabotazhi ku ushtria e rregullt nuk përfshihej.

Dosja e krimeve tregon se kjo milici ka përgjegjësi për vrasjet dhe përdhunimet e grave në Bosnjë. Për këto krime institucionet serbe u njoftuan në kohë, por nuk u mor asnjë masë për t’i ndalur./Euronews Albania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024