Dortmundi e pranon: Ëndrra jonë u shkatërrua por jo klubi jonë
Lexohet për: 2 min.
9-Dortmundi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Borussia Dortmundi ka reaguar pasi që e humbi titullin në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Bundesliga.

Dortmundi barazoi 2:2 në xhiron e fundit me Mainzin, barazim ky që i mjaftoi Bayern Munichut që të shpallet kampion për të 11-ën herë në kampionatin gjerman, raporton KosovaPress.

Tifozët e Dortmundit mbetën zemërthyer, ndërsa edhe lojtarët e klubit nuk mund t’i mbanin lotët në fund të ndeshjes me Mainzin.

Tani, Dortmundi ka reaguar në “Facebook”, duke thënë se ëndrra u shkatërrua por jo edhe klubi, duke premtuar se do të rikthehet më i fuqishëm.

“Ditët emocionale janë pas të gjithëve. Ditë frustrimi, ditë zhgënjimi, ditë zbrazëtie. Rrallëherë kemi qenë emocional sikurse të shtunën e kaluar.

Por ka pasur edhe shumë momente kur tifozët tanë, lojtarët tanë, trajneri ynë - të gjithë ju - e keni treguar me fjalë dhe vepra se çfarë e bën këtë klub: Borussia Dortmund qëndron së bashku me vendosmëri dhe besnikëri.

Po ëndrra jonë është shkatërruar, por jo klubi ynë. Ne do të ngrihemi përsëri. Më shumë zhurmë. Edhe më e fortë. E uritur akoma më shumë. Dhe ne do të japim gjithçka që kemi”, shkruante në postimin e Dortmundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024