Dorëzohet në Kuvend peticioni për projekt-ligjin për parandalimin e vetëvrasjes me mbi 13 mijë nënshkrime
Lexohet për: 2 min.
linja-e-jetes-
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjeve, organizata “Linja e Jetës”, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticionin për projekt-ligjin për parandalimin e vetëvrasjes me 13 mijë e 361 nënshkrime të mbledhura nga qytetarët e Kosovës.

Sipas, kryetarit të “Linjës së Jetës”, Bind Skeja kjo shënoj një arritje të jashtëzakonshme në trajtimin e vetëvrasjes në Kosovë, duke filluar për herë të parë procesin e hartimit të politikave, të cilat sipas tij preokupim kryesor e kanë reduktimin e vetëvrasjeve nëpërmjet trajtimit të dinjitetëshm të qytetarëve.

Edhe pse nuk u prit nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kjo për organizatën tregon një qasje jo serioze.

I pyetur për statistika të vetëvrasjeve në Kosovë, të marra nga Policia e Kosovës, Skeja ka shtuar se nuk i konsideron të besueshme statistikat e PK-së, për shkak se nuk ka mekanizma për t’i monitoruar.

Skeja, ka theksuar se ka pasur raste kur personat që kanë vdekur nga overdoza nuk janë trajtuar si vetëvrasje edhe pse qëllimi ka qenë i tillë.

Nëpërmjet këtij peticioni, “Linja e Jetës”, kërkon një ligj që rregullon shërbimet klinike për parandalim të vetëvrasjes, integrimin e parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale,  shërbime dhe mbështetje sociale jo-klinike, mekanizma për reduktimin e qasjes ne mjete vetë lënduese dhe rregulla të tjera. /A. Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024