Nga nesër në markete do të ketë bukë për 33 denarë. Industria e fabrikave të bukës akuzon se janë viktimë e marrëzisë, pasi vendimet e qeverisë janë në dëm të tyre.
Bukëpjekësit bëjnë të ditur se do të padisin shtetin me arsyetimin se për shkak të çmimit jofitimprurës me të cilin duhet të shesin bukën në fund të majit, do të jenë në minus katër milionë euro ndërsa kërkojnë që shuma të rimbursohet. Ata tashmë kanë angazhuar avokatë dhe në ditët në vijim do ta kërkojnë drejtësinë përmes gjykatave.
Malishiq nuk është përgjigjur saktësisht se sa kushton prodhimi i një buke të bardhë, ai thotë se çdo furrë ka matematikën e saj. Nuk ka dashur të komentojë as atë se si është e mundur që furrtarët nga brendësia e vendit ta shesin bukën për më pak se 30 denarë dhe për këtë të kenë leverdi.
Qeveria ka marrë vendim që detyron furrtarët të dorëzojnë 80 për qind të sasisë së bukës që kanë shpërndarë në treg në dhjetor të vitit të kaluar. Nëse nuk e respektojnë, do të sanksionohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se kjo masë është marrë për të kufizuar fitimet e kompanive në një kohë krize dhe inflacion të lartë. Nëse ky vendim nuk respektohet, ndëshkimet janë rigoroze.
Furrat e mëdha tre ditët e fundit nuk e kanë respektuar masën e Qeverisë për shitjen e bukës së bardhë prej 450 gramësh me çmim prej 33 denarë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi sot se Qeveria është duke analizuar nëse në periudhën e ardhshme do të ketë hapësirë ??për ngrirje të çmimeve edhe të produkteve të tjera ushqimore.