Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK) ka diskutuar sot mbi vështirësitë e krijuara gjatë trajtimit të lëndëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës pas dorëheqjes së prokurorëve serbë, ku është paraqitur nevoja e plotësimit me prokurorë shtesë. Me këtë rast është aprovuar rekomandimi i kryesuesit të KPK-së Ardian Hajdaraj për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme me anë të transferimit të tre prokurorëve për një periudhë tremujore, çështje kjo, e cila se do të trajtohet në kolegjiumin e radhës së kryeprokurorëve, dhe më pas KPK do të merr vendim. Gjatë këtij takimi nuk është shqyrtuar propozimi për vendimin për pagën dhe kompensimin e anëtarëve jo prokurorë për shkak të mungesës së kuorumit, gjë e cila do të trajtohet në takimin e radhës.