Pas tërheqjes së Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë, lajm i cili u bë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu.
Përmes një deklaratë publike ai përgëzon kryeministrin Rama për vendimin e marrë, duke e cilësuar një hap pozitiv.
Për zgjedhjen e kryetarit të ri që do të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, Rama njoftoi një postimi në platformën “X” se do të bazohen në praktikat me të mira evropiane. Megjithatë, një zgjidhje ia ofroi vetë Fredi Bleri nga burgu.
“Ai ka përmendur në postimin e tij se do të ndjekë “praktikat më të mira evropiane”. Unë e ndihmoj atë në kërkimin e tij duke vënë në dukje sa vijon: Kushdo që merr detyrën e kryetarit të përkohshëm deri në lirimin dhe betimin tim, duhet të jetë një nga këshilltarët e fraksionit bashkiak me të cilin fituam zgjedhjet komunale të majit 2023. Ai nuk mund të jetë pa lidhje me votën e popullit të Himarës kundër zgjedhjeve të fundit bashkiake”, shprehet Beleri.