“Dora e hekurt e policisë”, 27 shoferë të arrestuar në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

27 shoferë janë arrestuar gjatë javës që lamë pas në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë. Policia ka pezulluar 123 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 18.719 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, prej tyre 1.227 drejtues automjetesh që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit; 5416 drejtues automjetesh për tejkalim të shpejtësisë; 1.114 drejtues automjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit; 10.495 drejtues automjetesh për parkime të gabuara; 467 drejtues motomjetesh, për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024