Donnarumma dhe partnerja sulmohen, zhvishen dhe lidhen nga grabitësit
Lexohet për: 2 min.
4-Donanarumma
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij Alessia Elefante u grabitën mbrëmjen e së enjtes, me çiftin duke përjetuar një përvojë të tmerrshme pasi shtëpia e tyre u vodh.

Portieri i Italisë dhe Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij u sulmuan në shtëpinë e tyre nga grabitësit mbrëmjen e së enjtes, raporton KosovaPress.

Donnarumma është rikthyer në stërvitje me Paris Saint-Germain për përgatitjet para-sezonale dhe ishte në bazën stërvitore të klubit të enjten për një seancë stërvitore para se të udhëtonte në shtëpi për të qenë me partneren e tij, Elefante, me dyshen që janë kthyer së fundmi nga pushimet.

Por më pas ata përjetuan një makth kur grabitësit hynë në shtëpinë e tyre në mes të natës dhe terrorizuan çiftin.

Grabitësit hapën derën e shtëpisë së tyre para se dyshja të lidhej, zhvishej dhe të sulmohej. Më pas autorët morën mallra me vlerë rreth 500 mijë euro përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, bëri të ditur “Actu17”.

Më pas, Donnarumma i plagosur dhe i tronditur dhe partnerja i tij, përfunduan duke u strehuar në një hotel luksoz aty pranë rreth orës 3:20 të mëngjesit, ku stafi i hotelit më pas njoftoi policinë për incidentin përpara se t'i jepte ndihmën e parë çiftit, të cilët ishin në shok.

Ylli i PSG-së dhe partnerja e tij u dërguan në spital për trajtim, ndërsa hetimin e mori Brigada e Represionit Banditry e Policisë Gjyqësore të Parisit. Më vonë u konstatua se kujdestari i ndërtesës ku ata jetonin ishte lidhur gjithashtu nga grabitësit.

Prokuroria e Parisit e ka konfirmuar se një hetim është hapur.

“Është hapur një hetim me akuzat për grabitje të armatosur në një bandë të organizuar dhe dhunë të rënduar pas ngjarjeve që ndodhën gjatë natës në shtëpinë e zotit Donnarumma”, tha një zëdhënës për “BBC”.

Nuk është hera e parë që një lojtar i PSG-së vihet në shënjestër të bandave, megjithëse sulmet e mëparshme kanë ndodhur kryesisht ndërsa viktima nuk ka qenë në shtëpi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024